Mohoje po deshe! Eni Koçi kapet “mat” për vizitë te Genci (FOTO) – AlpeGossip
Mohoje po deshe! Eni Koçi kapet “mat” për vizitë te Genci (FOTO)

Mohoje po deshe! Eni Koçi kapet “mat” për vizitë te Genci (FOTO)

Ndonëse nuk e kanë konfirmuar ende lidhjen dhe mundohen t’i ruhen sa më shumë paparacëve, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj prej disa muajsh përfliten se janë bashkë dhe janë kthyer në një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar.

Teksa Eni jeton në Tiranë, Genci shtëpinë e ka në Prishtinë dhe për çiftin distanca duhet të jetë paksa problem, megjithatë dy këngëtarët shihen shpesh të vizitojnë qytetet e njëri-tjetrit për t’u takuar.

Dje ka qenë Eni ajo që është nisur për në Prishtinë. Në një video të postuar në Instastory ajo shfaqet shumë e lumtur dhe e buzëqeshur teksa lokacioni i saj tregon Prishtina.

Kujtojmë që Eni dhe Genci muajin e kaluar publikuan edhe bashkëpunimin e tyre më të ri “Shi bie në Tiranë”, këngë e cila ka arritur mbi 1.5 milion shikime në Youtube.