SOT I FAMSHËM/ Reperi shqiptar dikur shiste qese tek tregu i 5 Majit (FOTO) - AlpeGossip
SOT I FAMSHËM/ Reperi shqiptar dikur shiste qese tek tregu i 5 Majit (FOTO)

SOT I FAMSHËM/ Reperi shqiptar dikur shiste qese tek tregu i 5 Majit (FOTO)

I ftuar në “Glamour Zone”, në RTV Ora ishte reperi i njohur shqiptar, Blazer. Si rrallëherë Blazer ka folur për karrierën në muzikë, këngën e tij të re “1 Milion” dhe për jetën e tij private.

Reperi tregoi se në moshën 11 vjeç ai ka shitur qese tek tregu i 5 Majit dhe me lekët që ka fituar ka blerë një bluzë të ekipit të Milanit.

Ester Bylyku: Cila ka qenë puna e parë që ke bërë?

Blazer: Më ke kthyer shumë vite mbrapa. Nuk e di a i kini parë ata fëmijët e vegjël që shesin qese tek tregu tek 5 Maji? Një ndër ta kam qenë edhe unë. Kam qenë në moshën 10 ose 11 vjeç dhe kisha ardhur nga fshati, kisha ardhur këtu për të parë Tiranën. Unë doja të punoja dhe shisja qese tek tregu i 5 Majit. Në fund të tre javshit që ndejta këtu, kam blerë një bluzë të ekipit të Milanit me Maldinin. Për 2-3 javë unë fitova rreth 15 mijë lekë të vjetra.