NOAH MBUSH SOT 4 MUAJ/ Babi Alfio s’mund të rezistonte pa publikuar FOTON më të ëmbël! – AlpeGossip
NOAH MBUSH SOT 4 MUAJ/ Babi Alfio s’mund të rezistonte pa publikuar FOTON më të ëmbël!

NOAH MBUSH SOT 4 MUAJ/ Babi Alfio s’mund të rezistonte pa publikuar FOTON më të ëmbël!

Në janar të këtij viti, moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani u bënë prindër për herë të parë.

Fatma solli në jetë të voglin Noah, që është kthyer në kryefjalën e ditës së çiftit dhe karantina i mundësoi të kalojnë të gjithë kohën e mundshme me të.

I vogli po rritet dita ditës dhe sot ka mbushur 4 muaj nga ardhja e tij në jetë.

Sigurish në shtëpinë e Fatmës dhe Alfios sot ka festë dhe nuk ka munguar edhe një pozë shumë e ëmbël në Instagram.

Babi Alfio ka ndarë një foto të djalit të tij, i cili shfaqet i veshur me xhinse e këmishë, mirëpo edhe kësaj here e ka mbuluar portretin e Noah.

“4 muajsh sot zemra e babushit”- shkruan shefi i kuzhinës krahas pozës së ëmbël të të birit.

Ndërkohë, ne jemi ende tepër kuriozë të mësojmë se cilit prej tyre i ngjan i vogli më shumë.