NGJYRA QË KËRKON GUXIM ËSHTË TREND I MOMENTIT/ Mos u mendoni 2 herë për ta veshur! – AlpeGossip
NGJYRA QË KËRKON GUXIM ËSHTË TREND I MOMENTIT/ Mos u mendoni 2 herë për ta veshur!

NGJYRA QË KËRKON GUXIM ËSHTË TREND I MOMENTIT/ Mos u mendoni 2 herë për ta veshur!

Pas fiksimit me rozën pastel dhe ngjyrën lejla të hapur, trendi i radhës është jeshilja fosforeshente. Ose ndryshe mund të themi jeshilja që thërret: “Më shihni!”

 

 

Për hir të së vërtetës, askujt nuk do t’i shpëtoni nga sytë nëse shfaqeni e veshur me këtë ngjyrë. Dhe nëse më parë hezitonit, tani është koha të dilni gjithë krenari, sepse jeshilja neon është më në modë se kurrë.

Në fakt, ky trend nisi që në gusht, kur VIP-at u shfaqën të gjithë të veshur me një nuancë të tillë.

Rroba banjot e Kendall Jenner-it, apo këpucët e Kylie-it. Gjithsesi, le të tregohemi të ndershëm. Ditët  e sotme asgjë s’mund të kthehet në trend nëse nuk merret më parë bekimi i Kim Kardashian-it.

Ajo na e dha pak ditë më parë kur u shfaq e gjitha kështu dhe ja! Të gjithë sytë janë tek jeshilja neon.

Pavarësisht të gjithave, kjo ngjyrë shfaq një shenjë vetëbesimi kur ju e vishni.

Dukeni të guximshme, bini në sy dhe mund të jeni serioze në të njëjtën kohë. Dhe stina e dimrit nuk na pengon aspak. Tani e dini çfarë të blini!