Nëna e Loredanës akuzohet se kishte përfituar nga mashtrimi, shantazhi dhe zhvatja e së bijës ndaj çiftit zviceran.
Petra jo vetëm që ka transferuar para në konton e Loredanës. Siç raporton “20 minuten”, paratë e saj rrjedhin edhe tek anëtarët e shumtë të familjes së saj, shkruan “20 minuten”
Përveç vëllait të Loredanës i cili akuzohet se mori 200 mijë franga nga çifti zviceran, në këtë skandal është përfshirë edhe nëna e Loredanës.
Ajo akuzohet se në janar të vitit të kaluar mori rreth 3500 franga zvicerane nga çifti tashmë i njohur edhe në Kosovë.
Në skandalin e Loredanës janë të përfshirë edhe anëtarët tjerë të familjes Zefi si dhe vëllai i Mozzik, Getinjo, shkraun media zvicerane.
Getinjo akuzohet se më 13 dhjetor të vitit 2017, kishte marrë 12 mijë franga nga Petra Z. Kjo dëshmohet edhe nga dokumenti i transaksionit, të cilin e disponon “20 minuten”.