U BË MEME NË INTERNET/ Djali i vogël shpjegon si e ndihmoi t’i shpëtonte jetën babait – AlpeGossip
U BË MEME NË INTERNET/ Djali i vogël shpjegon si e ndihmoi t’i shpëtonte jetën babait

U BË MEME NË INTERNET/ Djali i vogël shpjegon si e ndihmoi t’i shpëtonte jetën babait

Sam Griner, ose siç njihen ndryshe për të gjithë njerëzit e internetit “Success Kid” është fytyra në një nga memet më të përdorura në internet.

Por, siç duket kjo e ndihmoi vogëlushin që t’i shpëtonte jetën babait i cili u sëmur keq disa vite më vonë pasi Sam u bë meme.

Griner ishte vetëm 11-muajsh kur nëna e tij i bëri një foto ndërsa ai përpiqej që të fuste në gojë një grusht rëre. Pasi ajo e postoi foton në internet, shumë shpjet Sam-i i vogël filloi të thirrej si “Fëmija i Suksesit.”

Fotoja u bë në gusht të vitin 2007 por shërbeu që disa vite më vonë t’i shpëtohej jeta babit të vogëlushit.

Përpara se Sam të festonte ditëlindjen e tij të dhjetë, babai i tij Justin u diagnostikua me një sëmundje të veshkave dhe kishte nevojë urgjente për transplant.

 

Por, që të vihej në listën e transplantit, familja duhej të siguronte shumën e parave. Kështu që nëna e tij, e cila kishte hapur një llogari GoFundme, bëri një postim në Facebook.

Ajo shkruante:

Nëse çdokush që ka krijuar ndonjëherë meme me Success Kid do të dhuronte $1, ne mund t’i shpëtojmë jetën babait të tij.”

Disa shpërndarje më vonë, rreth 5000 njerëz mundën që të mblidhnin $101,125 nga $75,000 që ishte objektivi i familjes.

Vetë Sam tha për UNILAD:

Jam shumë i lumtur që munda ta ndihmoja. Nuk e kuptoja ca bëhej në atë kohë, por tani jam shumë i lumtur që ai është mirë.”