S’është më mister/ Zbulohet televizioni ku do ta shohim Ilva Taren (FOTO) – AlpeGossip
S’është më mister/  Zbulohet televizioni ku do ta shohim Ilva Taren (FOTO)

S’është më mister/ Zbulohet televizioni ku do ta shohim Ilva Taren (FOTO)

Ish- drejtoresha e “Ora News” Ilva Tare, ka zbuluar më në fund fatin e saj pas largimit nga televizioni ku punonte prej vitesh.

Ajo ka publikuar një foto me Françoise Champey, drejtoresha e re e gjigandit “Euronews”:

“Aleanca të reja”, shkruan Ilva duke zbuluar kështu televizionin e ri ku do ta shohim moderatoren.

“Euronews” ndërkaq po bashkëpunon me “NBC News”, pasi ky i fundit bleu aksione në “Euronews” në qershor të 2017-ës dhe tanimë, dy gjigantët mediatikë operojnë së bashku. Kështu, rrjeti gjigant do të vijë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe në Mal të Zi.

Detaje për mënyrën se si do të funksionojë e koordinohet rrjeti, nuk bëhen ende me dije por Ilva Tare do të jetë drejtoresha e këtij megaprojekti në Shqipëri dhe sot ajo e ka konfirmuar këtë duke publikuar foton me bashkëpunëtoren Françoise Champey.

Ndërkaq, në foton e mëposhtme, mes zyrtarëve të “Euronews”, shkrepur në ambientet e punës, shihet edhe analisti i njohur Andi Bejtja drejtori i përgjithshëm i “In Media Group” i cili sipas “NewsBomb”, ka arritur të marrë përfaqësinë e “Euronews” për shtetet shqipfolëse.

Burimet i thanë “NewsBomb” se takimi me drejtuesit e lartë të Euronews është bërë përpara pak ditësh në kryeqytet, dhe se “Euronews” synon të sjellë në Shqipëri një media ndryshe, të pavarur, duke ruajtur njëherazi të pandryshuar “ADN-në Europiane” që ka qenë dhe mbetet elementi i saj identitar në 25 vite.