ISHTE FANS I SAJ/ Historia e veçantë e dashurisë së Marsela Çibukajt me Vitmar Bashën (FOTO) - AlpeGossip
ISHTE FANS I SAJ/ Historia e veçantë e dashurisë së Marsela Çibukajt me Vitmar Bashën (FOTO)

ISHTE FANS I SAJ/ Historia e veçantë e dashurisë së Marsela Çibukajt me Vitmar Bashën (FOTO)

Prej kohësh është zbuluar se Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha po jetojnë një histori dashurie, për të cilën më në fund po flasin edhe vetë ata.

 

Në një intervistë për “Edicioni veror”, Marsela dhe Vitmari kanë treguar se para se të lidheshin ishin fansa të njëri-tjetrit.

“Kam qenë fans që kur Marsela ka kënduar Billie Jean në ‘The Voice”, u shpreh Vitmar e vetë Marsela u habit pas kësaj deklarate.

“E mendoje ndonjëherë që do vinte një ditë që do ishit bashkë?”, e pyeti Vitmarin prezantuesja Genta Hodo.

“Absolutisht jo, u lidhëm para 1 viti e gjysmë dhe e kemi ujitur këtë lule që lindi sikur të ishte hera e parë për ne”, u shpreh Vitmari.

“Nuk jemi kaq romantik në jetën e përditshme se unë jam nga labëria dhe e ruaj egërsinë ndërsa Vitmari është i ëmbël. U takuam për muzikën, do luanim live bashkë, nga një kafe lindi muhabeti”, tregoi Marsela.

Këngëtarja shtoi se edhe ajo ishte një fanse e Vitmarit dhe e pëlqente shumë artin e tij.