NUK DO E NJIHNI/ Vesa Luma ndryshon look dhe tashmë duket shumë ndryshe nga më parë – AlpeGossip
NUK DO E NJIHNI/ Vesa Luma ndryshon look dhe tashmë duket shumë ndryshe nga më parë

NUK DO E NJIHNI/ Vesa Luma ndryshon look dhe tashmë duket shumë ndryshe nga më parë

Vesa Luma ka eksperimentuar shpesh me look-un e saj dhe sa herë ka ndryshuar pamjen gjithmonë ka qëlluar në shenjë. Së fundmi, po ashtu ajo ka bërë një ndryshim drastik që e bën të duket shumë ndryshe.

Ajo ka publikuar një video në Instagram, ku tregon eksperimentin e fundit që ka bërë me flokët. Ajo i ka prerë shumë shkurt dhe me baluke. Gjithashtu këngëtarja i ka ndryshuar ngjyrën e flokëve, duke i lyer në pjesën e sipërme bjonde platin, ndërsa poshtë në ngjyrë të zezë. Vesa ka treguar se është shumë e kënaqur me këtë ndryshim dhe në fakt duhet thënë se duket shumë bukur.

VIDEO

Kujtojmë se artistja prej vitesh ndodhet larg Shqipërisë me Big Bastën dhe të voglin e tyre, Lian. Para disa ditësh Vesa Luma dhe Big Basta bashkuan të gjithë shqiptarët në Zelandën e Re dhe mbajtën një super koncert, ku kënduan në shqip dhe ndezën atmosferën.

Në rrjete sociale, Vesa ndau super krenare pamjet nga organizimi i tyre, duke na i bërë zemrat mal të gjithëve.

“Nata e kaluar ishte e mrekullueshme! Faleminderit shqiptarët e mi, ia dolëm edhe në fund të botës! Nata e pare ever e cila i mbledhi te gjithe shqipfolsit ne Zelande! S’mund të isha më krenare.”- shkroi ajo krahas postimit.