VËMËNDJE/ Ja si t’ia ndryshosh mendjen edhe personit më kokëfortë që njeh me 5 hapa! – AlpeGossip
VËMËNDJE/ Ja si t’ia ndryshosh mendjen edhe personit më kokëfortë që njeh me 5 hapa!

VËMËNDJE/ Ja si t’ia ndryshosh mendjen edhe personit më kokëfortë që njeh me 5 hapa!

Ne të gjithë kemi miq, familje ose kolegë kokëfortë që mbajnë mendimet e tyre, pavarësisht se provat thonë të kundërtën. Ndonjëherë zhgënjehemi aq shumë nga përpjekjet e dështuara për t’i bindur saqë na duket sikur po i flasim murit. Njerëzit janë rezistentë ndaj ndryshimeve kur kjo do të thotë të pranojmë se besimet ose strategjitë ekzistuese, në të vërtetë, janë të gabuara. Për fat të mirë, hulumtimet e psikologjisë tregojnë se disa metoda bindjeje funksionojnë më mirë se të tjerat. Ka shumë mënyra se si njerëzit u përgjigjen fakteve që kundështojnë bindjet e tyre. Sidoqoftë, ju mund të provoni disa gjëra për t’i mbushur mendjen edhe atij personit shumë kokëfortë që njihni.

Ndryshimi me 5 hapa

Bindja nënkupton kapërcimin e rezistencës. Ndonëse nuk ka një formulë sekrete, ekzistojnë hapa të përcaktuar që nevojiten për të rritur probabilitetin e efektivitetit.

Hapi i parë drejt një përpjekje të suksesshme ndryshimi është ndërgjegjësimi. Një qasje e dobishme që përdoret për të rritur ndërgjegjësimin është krijimi i konfliktit njohës rreth qasjeve aktuale. Kjo do të thotë që individi i cili duhet të ndryshojë duhet të ketë të paktën një dyshim të vogël në lidhje me efikasitetin e qasjes së tij. Pa dyshim, nuk ka gjasë për ndryshim.

Hapi tjetër është të bindim individin se ekzistojnë alternativa të besueshme. Pranueshmëria do të thotë që, së paku, individi është i gatshëm të konsiderojë një strategji alternative sepse rekomandimi është i kuptueshëm, koherent dhe relativisht i thjeshtë dhe sepse propozimi konsiderohet si një zgjidhje e mundshme. Besueshmëria nuk do të thotë pranim, por do të thotë që mesazhi është kuptuar dhe mund të eleminojë në mënyrë të arsyeshme dyshimin e ngulitur në hapin një. Kjo do të thotë të konfirmoni verbalisht se plani/mendimi që ju po propozoni është praktik/ mund të funksionojë në praktikë.

Së treti, provat përgënjeshtruese nxisin formimin e këndvështrimeve të ndryshme. Që ndryshimi të mbetet, ju duhet t’u jepni njerëzve një arsye për të vënë në dyshim saktësinë e pikëpamjeve të tyre aktuale dhe t’u siguroni atyre një arsye bindëse për të bërë një ndryshim. Sigurimi i provave përgënjeshtruese i bind individët të besojnë se bindjet ekzistuese janë me të meta, duke marrë parasysh mospërputhjet me provat. Duke nxitur dyshime, qëllimi i përgënjeshtrimit është të inkurajojë personin që se bindja e tij nuk është domosdoshmërisht absolutja.

Më pas, kur individi fillon të dyshojë në meritat e pikëpamjes së tij ekzistuese dhe të shohë se mund të ketë një arsye të mirë për të ndryshuar, ne duhet të japim alternativat përkatëse. Përkatësia nënkupton që individi e percepton që një rekomandim alternativ është i dobishëm dhe potencialisht mund të zgjidhë problemin duke eleminuar dyshimin e krijuar në hapin një. Individët do të kenë një probabilitet më të lartë të ndryshimit dhe do të jenë më të motivuar të marrin në konsideratë alternativa, kur përpjekja për ndryshim plotëson qëllimet e tyre personale.

Së fundmi, pak prej nesh mund të arrijnë të ndryshojnë perceptimin e njerëzve nga rrënja. Duhet ndihmë dhe mbështetje që individi të paktën të jetë i hapur ndaj qasjeve të reja. Gjithashtu, besojini procesit. Herët a vonë, njerëzit do i kuptojnë “gabimet” e tyre.

Burimi: Psychology Today