HISTORIA VIRALE/ Djali i vodhi llogarinë bankare partneres për të paguar pushimet e dashnores – AlpeGossip
HISTORIA VIRALE/ Djali i vodhi llogarinë bankare partneres për të paguar pushimet e dashnores

HISTORIA VIRALE/ Djali i vodhi llogarinë bankare partneres për të paguar pushimet e dashnores

Një grua ka gjetur mënyrën më të bukur për tu hakmarrë tek ish-i dashuri, i cili i vodhi detajet e llogarisë bankare pasi pagoi për një darkë.

Angel Exford zbuloi planin e saj në Tëitter pasi tregoi se ai i kishte marrë më shumë se 1.200 dollarë nga paratë e saj për të çuar të dashurën aktuale në një udhëtim romantik në Paris.

Historia e saj është bërë virale në rrjete sociale. Gjithcka filloi në një darkë, ku Michael Fehsenfeld humbi portofolin. 26-vjeçari i tha se do ia kthente 80 eurot, të cilat i pagoi për ushqim dhe pije.

“Kjo është nata që unë besoj se ai mori detajet e llogarisë time në bankë, pasi ai mori kartën time dhe ma ktheu sërish pasi bëri pagesën”, tregoi Angel.

Ditën tjetër, ajo vuri re që djali të cilin e kishte takuar disa herë po festonte në Snapchat. Nuk i dha rëndësi pasi mendoi se një mashkull i tillë nuk meriton vëmendje për 80 euro.

Michael e bllokoi dhe shumë shpejt u shfaq me një vajzë tjetër. Pas një muaji, gjëra të shtrenjta po shfaqeshin në llogarinë e Angelit.

Këto përfshinin blerjen e luleve e dhuratave të tjera, të cilat ai ia çonte të dashurës.

Pasi zbuloi të vërtetën, Angel bllokoi kartën e vjetër dhe hapi një të re. Më vonë, së bashku me mikeshat vuri re se ai i kishte marrë edhe disa para, me të cilat kishte rezervuar hotelin dhe biletën e avionit për në Paris.

Rezervimi kishte ndodhur natën kur mori kartën e Angel për të paguar darkën. Nuk vonoi momenti kur Angel përfundoi hakmarrjen duke anuluar udhëtimin dhe duke lënë çiftin e ri pa pushime.