Karriera e saj e pabesueshme është e shtrirë në dekada! Por Madonna duket sikur po i kushton pak kohë vetes, ndërsa shijoi një natë në Nju-Jork.
Ikona 59-vjeçare u dallua duke dalë nga një festë, vetëm disa orë pas postoi një foto të saj me filtra në “Instagram”.
Fytyra e saj shkëlqente, ndërsa u ul në sediljet e pasme të një makine që po e priste.
E veshur e gjitha me të zeza dhe flokët e kapura, pasi u nda nga shoqëria vendosi një kapele dhe syzet e diellit, si dhe mbante kokën poshtë, për të mos u fotografuar nga paparacët.
Nga fotot e realizuara mund të dallohet qartë ndryshimi, mes fotove të postuar prej saj, ku ka një lëkurë shumë të lëmuar dhe atyre të paedituara.