Po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve, koncerti i shumëpritur i Alban Skënderaj “Hapësira e një ëndrre”, për nder të 15 vjetorit si muzikant profesionist.
Koncerti madhështor ka mbledhur qindra spektatorë që po dëgjojnë të gjitha këngët e këngëtarit shumë të dashur të shqiptarëve nga më të vjetrat tek ato më të reja në orkestrime me peshë e një dimension të ri.
Gjatë koncertit surprizë është shfaqur edhe Miriam Cani duke i mahnitur spektatorët e veshur me një fustan të kuq të gjatë.
Miriam dhe Albani kënduan bashkëpunimet e tyre më të njohura duke përcjellë shumë emocione.