Pas publikimit të këngës së re “Boll u bo tu vujt” që rezultoi e suksesshme dhe shumë e pëlqyer, Luana Vjollca është nisur me pushime.
Ajo postoi pak orë më parë një video ku tregonte se ndodhet në një vend me borë.
Menjëherë në media u përfol se Luana ndodhet me Krenarin me të cilin u fotografua dy ditë më parë në aeroport.
Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe Marina ka zbuluar se Luana ndodhet me pushime me të dhe motrën e tyre Lirën.
Ajo ka postuar pak më parë një video ku tre motrat shihen në teleferik teksa bëjnë foto.