BABA PËR HERË TË PARË/ Aktori i famshëm turk do t’i vendos djalit emrin e një prej roleve të tij – AlpeGossip
BABA PËR HERË TË PARË/ Aktori i famshëm turk do t’i vendos djalit emrin e një prej roleve të tij

BABA PËR HERË TË PARË/ Aktori i famshëm turk do t’i vendos djalit emrin e një prej roleve të tij

Aktori i famshëm turk, Kivanç Tatlitug, i njohur për publikun shqiptar nga rolet e ndryshme në telenovelat e shumta të transmetuara në ekranin shqiptar, do të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Basak Dizer, është në javët e fundit të pritjes së ëmbël dhe kanë zbuluar se do të bëhen me djalë.

Mediat turke kanë shkruar së fundmi se aktori i njohur ka zgjedhur që tani emrin e të birit dhe lidhet me një prej roleve të tij të famshme.

Baba për herë të parë, aktori i famshëm turk do

Kivanç dhe Basak kanë vendosur që djalin e tyre ta quajnë Kurt Efe. Këtë emër, Tatlitug e mbante në serialin “Kurt Sejit dhe Sura”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë.

Aktori dhe bashkëshortja e tij kanë treguar se kanë zgjedhur këtë emër pasi janë njohur gjatë xhirimeve të këtij seriali.

Ndërkohë më herët, K?vaç Tatl?tug, ndau emocionet e tij për foshnjën, duke u shprehur: