“KRENARIA PËR VENDIN TONË NA BËRI MË TË FORTË”/ Yjet shqiptare urojnë Pavarësinë e Kosovës (VIDEO) – AlpeGossip
“KRENARIA PËR VENDIN TONË NA BËRI MË TË FORTË”/ Yjet shqiptare urojnë Pavarësinë e Kosovës (VIDEO)

“KRENARIA PËR VENDIN TONË NA BËRI MË TË FORTË”/ Yjet shqiptare urojnë Pavarësinë e Kosovës (VIDEO)

Kosova sot shënon 14-të vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë kaq të rëndësishme nuk kanë munguar urimet nga politikanët shqiptarë e të huaj, si dhe artistët e njohur.

E sigurisht që nuk mund të mungonin urimet e yjeve shqiptare që fama e tyre është në gjithë botën dhe në asnjë moment nuk harrojnë të tregojnë se nga vijnë.

Përmes një videoje të publikuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë uruar 14-të vjetorin e Pavarësisë.

“Gjithçka e bëjmë me dashuri dhe pasion, sepse kështu jemi të formuar. Sfidat që kishim, ato me të cilat ballafaqohemi dhe krenaria për identitetin tonë na bënë më të fortë se kurrë, ndërsa i tregojmë botës kush jemi përmes artit, kulturës dhe sportit. Urime ditëlindjen e 14-të Kosovë”, ka thënë Dua Lipa.

“Përshëndetje, unë jam Rita Ora. Urime Dita e Pavarësisë. Si ambasadore e Kosovës e shoh shumë të rëndësishme ta festojmë këtë ditë. Ka aq shumë domethënie për ne, shpresoj që të gjithë të keni një ditë të mrekullueshme”, u shpreh Rita Ora.

Urime përmes videos kanë dhuruar edhe xhudistja, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, gjithashtu edhe regjisorja Blerta Basholli, regjisori Sami Karahoda e skitarja Kiana Kryeziu

VIDOE