“DUA T’A FITOJ UNË, OSE FIFI”/ Konkurrentja e “Dancing With The Stars”: Kurrë nuk jam trembur… – AlpeGossip
“DUA T’A FITOJ UNË, OSE FIFI”/ Konkurrentja e “Dancing With The Stars”: Kurrë nuk jam trembur…

“DUA T’A FITOJ UNË, OSE FIFI”/ Konkurrentja e “Dancing With The Stars”: Kurrë nuk jam trembur…

Juliana Nura ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” së bashku me partnerin e saj skenik në “Dancing With The Stars”, Dion. Dyshja foli për këtë eksperiencë të re kaq emocionuese, sfidat dhe vështirësitë dhe synimin e tyre në show-n magjik të kërcimit. Juliana merret me fitness dhe u shpreh për dashurinë e madhe që ka për të.

“Fitnesi më pëlqen. Mendje e shëndetshme, fizik të shëndetshem, kjo është ajo që ne e kemi të rëndësishme sepse kemi jetë të ngarkuar. Kjo është arsyeja pse i jam futur biznesit. Unë punoj me shumë gra dhe vajza”, tha Nura.

Bukuroshja nga Kosova duket shumë e vendosur, e ndërsa partneri i saj ka kusht të domosdoshëm të shkojë në finale e DWTS, Juliana synon shumë më tepër, fitoren.

Juliana – Unë në jetën time kurrë nuk jam trembur. Fifin e kam shoqe dhe shpresoj që të shkojmë bashkë në finale dhe ta fitoj unë ose ajo. Njeriu duhet të jetë i qartë në mendimet e veta. Unë nuk kam hyrë të marr pak emër më shumë, unë dua të tregoj që Xhuli është e mirë edhe në kërcim. Është fokusi. Në jetën time unë e kam një listë se çfarë duhet të bëj. Duhet të jesh e qartë çdo ditë se çfarë do nga jeta jote. Unë jam shumë e rreptë.

Dioni – Jemi në një mendje kemi të njejtin intensitet të dy. Pushojmë jashtëzakonisht shumë pak dhe vazhdojmë me intenstitet. Është fat që kam Xhulin sepse ajo të përballon fizikisht. E para qe ka fuqinë, ka karakterin ka dhe elegancën sepse do na shërbejnë në zhanre të ndryshme që do kërcejmë javë pas jave.