Si në filma! Historia e shqiptarit që nga pjatalarës u bë trashëgimtar i një italiani të pasur – AlpeGossip
Si në filma! Historia e shqiptarit që nga pjatalarës u bë trashëgimtar i një italiani të pasur

Si në filma! Historia e shqiptarit që nga pjatalarës u bë trashëgimtar i një italiani të pasur

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek emisioni “E diela shqiptare”, sot ishte historia e Mark Ndojit, i cili nga pjatalarës u kthye në ortak dhe trashëgimtar i një italiani shumë të pasur. Ai kishte emigruar në Itali me gomone dhe për 9 muaj jetoi tek djali i xhaxhait, por pavarësisht tentativave të shumta nuk gjente ansjë punë. Në një moment i dëshpëruar mendoi të kthehej në Shqipëri ku kishte lënë bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël që kishte nisur të thoshte edhe fjalët e para. Mirëpo para se të largohej vendosi të qëndronte edhe një ditë.

“200 metra pa mbërritur tek vendi ku kërkoja punë më ndalon një motor tek këmbët. Më thotë: ‘do vish në punë?’. Unë u habita dhe nuk po i ktheja përgjigje dhe ai më shikon dhe më thotë sërish: ‘do vish apo jo, apo të shkoj të marr ndonjë tjetër?’. Unë pa e menduar fare i mora kaskën dhe hipa në motor. Më çoi afër Koloseut ku po ndërtonte ngë garazh. Më la aty dhe iku, nuk bisedova fare. Aty ishin dy rumunë, mjeshtra dhe unë do bëja ndihmësin e tyre, llaç e pastrime. Pas dy ditësh që mbaroi puna vjen dhe më jep paratë e më përshëndet për të ikur. Mendova që t’i kërkoja punë sërish. Ai më tha që nëse ke nevojë për punë, ka sa të duash. I thashë që po dhe ai nxorri një letër e më shkruajti adresën e një hoteli duke më thënë të shkoj aty për të punuar si pajatalarës.

Në këtë moment mendova t’i tregoj të vërtetën që unë jam klandestin, pa dokumenta dhe nuk mund të punoja, por ai më tha të shkoja gjithsesi. Të nesërmen shkova tek hoteli dhe pashë që ishte një hotel me 5 yje në një zonë ku zakonisht rrinin personat VIP. Më vinte trup të futesha brenda dhe e mora në telefon. Ai ma tha që të futesha brenda, por unë nuk kisha guxim dhe rrija prisja jashtë, ai e kuptoi dhe doli më mori vet. Kur u futa brenda i tregova historinë e jetës sime, vujatjet që kisha kaluar për të ardhur në Itali dhe vendimin që kisha marrë për t’u kthyer ne Shqipëri nëse nuk do gjeja punë. Ai më tha që çdo gjë rregullohet, vetëm vdekja nuk ka zgjidhje”, rrëfeu Marku.

 

Pas 9 muajsh pune si pjatalarës në hotelin e italianit të pasur, Masimos, ai i kërkoi Markut që të merrte menaxhimin e një prej lokaleve të tij dhe çdo ditë e më shumë po e bënte pjesë të familjes. Jo vetëm kaq por e ndihmoi që bashkëshortja, motrat dhe vëllezërit e tij të shkonin në Itali dhe të sistemoheshin në punë shumë të mira. Pas katër vitesh bashkëpunim ai i kërkoi Markut që të ishte ortak në biznesin e tij dhe vendosi emrin e tij mes listës së pasardhësve që do të trashëgonte pasurinë e tij. Masimo e kishte ndarë pasurinë mes 3 nipërve dhe Markut.Shqiptari duke parë xhelozinë e nipërve të Masimos nuk pranoi që edhe ai të ishte pjesë e testamentit të pasurisë.

Ai e kishte ftuar sot Masimon tek “E diela shqiptare” për ta falenderuar dhe për t’i kërkuar atij të jetojë së bashku me familjen e tij. Masimo pranoi që të jetonte së bashku me familjen e Markut dhe ai tregoi se ishte pikërisht sinqeriteti dhe ndeshmëria e tij që e bëri që të besonte tek ai dhe ta shikonte si djalin e tij. Dikur Marku kishte gjetur një çantc me para dhe dokumenta në restorantin ku punonte dhe ja kishte dorëzuar Masimos. Pas këtij veprimi jeta e tij ndryshoi tërësisht.