S’ka rëndësi çfarë vesh! Femrat e Instagramit e zgjodhën aksesorin e 2018-s – AlpeGossip
S’ka rëndësi çfarë vesh! Femrat e Instagramit e zgjodhën aksesorin e 2018-s

S’ka rëndësi çfarë vesh! Femrat e Instagramit e zgjodhën aksesorin e 2018-s

Nga çantat te kapelat, varëset dhe vathët, në 2017-n pamë një shumëllojshmëri aksesorësh të modës në treg. Por tani që jemi në 2018-n, ne po ju prezantojmë një prej aksesorëve më në modë të vitit, që duhet ta kini me patjetër. Bëhet fjalë për vathët e rrumbullakët, që vijnë në dizajne dhe ngjyra të ndryshme, por në thelb kanë rrumbullakësinë dhe ndriçimin.

Këta aksesorë po i shohim kudo në Instagram dhe profilet e vajzave të njohura që e ndjekin dhe e duan modën. Kombinimi i bën edhe më interesantë këta vathë, që mund të shkojnë me çdo gjë, nga një xhaketë klasike me kuadrata si ajo e Nora Istrefit, deri te bluza e ngushtë crop-top pas trupit, si ajo që ka veshur Roza Lati.

Throw some mo

A post shared by Roza Lati © (@roza_lati) on

Sa u përket flokëve, gërsheta, të lëshuara apo dhe topuz, nuk ka rëndësi. Këto vathë i shtojnë elegancë paraqitjes suaj dhe janë aksesori nr. 1 që s’duhet t’ju mungojë këtë vit. Më poshtë mund të shihni sesi e kanë kombinuar disa nga femrat shqiptare më të njohura:

Erisa Kaçupi

Jonida Maliqi

Lori Hoxha

Nora Istrefi

Kida