JANË PËRFOLUR PREJ KOHËSH SE JANË NË NJË LIDHJE/ Kledi Hysa dhe Evi Reçi nuk i fshihen më syrit të publikut – AlpeGossip
JANË PËRFOLUR PREJ KOHËSH SE JANË NË NJË LIDHJE/ Kledi Hysa dhe Evi Reçi nuk i fshihen më syrit të publikut

JANË PËRFOLUR PREJ KOHËSH SE JANË NË NJË LIDHJE/ Kledi Hysa dhe Evi Reçi nuk i fshihen më syrit të publikut

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP” dhe modeli Kledi Hysaj prej disa javësh po përflitet për një lidhje me këngëtaren e njohur Evi Reçi.

 

Dhe megjithëse asnjëri prej tyre nuk kanë vendosur të bëjnë një deklaratë të qartë në lidhje me raportin e tyre, dyshimet janë konfirmuar shpesh herë me postimet apo deklaratat e tyre.

Së fundmi në Tiranë u organizua një protestë për ngjarjen që tronditi Shqipërinë dhe Kosovën në lidhje me përdhunimin e 11 vjeçares. Pjesë e marshimit ishin dhe shumë prej artistëve të njohur ku mes tyre u pa dhe Evi me Kledin.

Pas protestës çifti janë parë duke u ulur në një nga lokalet e Tiranës së bashku me disa miq të tyre ku dukeshin dhe goxha të afërt me njëri-tjetrin. Mesa duket dyshja tashmë nuk e fshehin më marrëdhënien mes tyre, duke mos u ruajtur më nga syri i publikut.

Thathethemet për çiftin nisën fillimisht në rrjet kur qarkulluan foto të dy personazheve nga vende të njëjta, më pas udhëtimi i Evit në Austri, dhe intervistat e tyre konfirmuan të gjitha dyshimet.

Pak kohë pas njohjes nisi edhe lidhja e tyre, që për publikun nisi të zbulohej nga rrjetet sociale, por nga miqtë e afërt të tyre, dihej që në ditët e para. Evi ka qenë e ftuar në “Netët e klipit shqiptar” ku ka rrëmbyer edhe një çmim, atë të “Klipit më të mirë qytetar”. Dhe çmimin ia dorëzoi pikërisht Kledi.