NGA SHERRI TEK ULËRIMAT/ 6 eksperiencat seksuale që çdo çift duhet të përjetojë të paktën një herë në jetë - AlpeGossip
NGA SHERRI TEK ULËRIMAT/ 6 eksperiencat seksuale që çdo çift duhet të përjetojë të paktën një herë në jetë

NGA SHERRI TEK ULËRIMAT/ 6 eksperiencat seksuale që çdo çift duhet të përjetojë të paktën një herë në jetë

Ka disa momente në jetën seksuale të një çifti që mbahen mend! Madje, kur nisni edhe analizoni me njëri- tjetrin për seksin më të mirë që keni përjetuar në çift, në mendje vijnë disa ditë të caktuara dhe të bekuara, të cilat nuk harrohen lehtë. Këtë herë, revista “Health” i drejtohet çiftecve dhe tregon se cilët janë rastet gjatë jetës kur do të përjetojnë seksin më të mirë ndonjëherë.

Nata e parë e martesës

Shumë çifte janë të rraskapitur pas ceremonisë së dasmës, ndaj zgjedhin që “qejfin e shtratit” ta përjetojnë në mëngjes kur e kanë marrë veten. Mirëpo, revista sugjeron se seksi në ditën e dasmës duhet përjetuar menjëherë sapo mbërrin në shtëpi.

“Është dita e saj perfekte. Ajo duket një yll dhe ia kanë thënë 493 herë gjatë darkës. E gjithë familja dhe miqtë e kanë përkëdhelur. Ndihet shumë e sigurtë për bashkëshortin e saj, ndaj hidhu në sulm dhe trego më të mirën” – shkruan revista “Health”.

Ah, mos harroni komplimentat gjatë aktit seksual sepse femrat adhurojnë fjalët.

Seksi: Zemër, jam në shtëpi!

E keni parasysh kur nuk keni ngrënë bukë gjithë ditën dhe mezi prisni të shkoni në shtëpi?! E njëjta gjë ndodh edhe me seksin, që nis me një puthje e përqafim se më mungon dhe përfundon me eja në shtrat se jam i ‘uritur’.

“Ndoshta ky është seksi më romantik që ndodh sepse nis me një puthje të gjatë dhe shumë romantike dhe gjërat ndizen.” -sqaron seksologia Ava Cadell.

Seksi: Kur pajtohesh, pas sherrit

Bërtet, ulëret, thyen të gjitha pjatat dhe në fund zbutesh dhe ulërimat i bën në një tjetër lloj forme në shtrat.

“Kur zihesh me partnerin, niveli i testosteronit rritet si tek meshkujt dhe tek femrat. Dhe nëse pikërisht në këtë moment do të niseni drejt dhomës së gjymit (apo edhe aty mbi pjatat e thyera, s’ka problem), seksi do të jetë i egër dhe më i miri që keni përjetuar ndonjëherë”

Seksi: Përpara se të ndahesh

E keni parasysh atë ditën përpara diestës. Gjithmonë nis nesër, por prit të shijoj sot një pizzë ashtu siç ma do zemra. E njëjta gjë ndodh edhe me partnerin, kur e ke ndarë mendjen se do ta lesh, por fillimisht vendos të kënaqesh me të deri në momentin e fundit.

Seksi gjatë pushimeve

Nuk mendon më për punën, kredinë apo edhe gjërat e tjera që ta marrin shpirtin gjatë javës! Je ti dhe ajo, vetëm dhe larg rutinës, ndaj mos ngurro dhe futju punës.

“Seksi në pushime ka të njëjtën shije si seksi për herë të parë me partneren. Një frymë e re dhe ambient i ri ju shtojnë ushqimin dhe seksi bëhet edhe më i mirë” – shkruan revista “Health”.

Seksi: “Le të bëhemi me fëmijë”

Shumë çifte tregojnë se në momentin që kryejnë marrëdhënie seksuale me idenë që të bëhen me fëmijë, kënaqen shumë gjatë seksit. Fillimisht, situata është shumë e ëmbël dhe dalëngadalë nis tërbimi, duke pasur gjithmonë në mendje qëllimin kryesor.