BEQARE APO E LIDHUR? Dafina Zeqiri sapo konfirmoi statusin e saj (FOTO) – AlpeGossip
BEQARE APO E LIDHUR? Dafina Zeqiri sapo konfirmoi statusin e saj (FOTO)

BEQARE APO E LIDHUR? Dafina Zeqiri sapo konfirmoi statusin e saj (FOTO)

Prej disa muajsh Dafina Zeqiri po përflitet për ndarjen nga ish i dashuri Jose, me të cilin bashkëjetoi për më shumë se dy vite.

Ata kishin filluar bashkëjetesën në SHBA ku dhe Dafina ishte zhvendosur për të filluar karrierën ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare postonte herë pas herë foto e video me të dashurin e saj ku shpesh shprehte dhe dashurinë për të.

Megjithëse dyshja dukej mjaft e lumtur, prej disa kohësh Dafinën nuk e kemi parë më në shoqërinë e Jose duke na lënë të dyshojmë se janë ndarë.

Deri më sot këngëtarja nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e saj, por postimi i fundit në Instastory tregon statusin e saj momental të lidhjes…

“Statusi im i fundit i lidhjes” – shkruan Dafina në foton e postuar ku duket dora e një njeriu kapur me një dorezë plastike të mbushur me ujë.

Mesa duket këngëtarja shqiptare është më beqare se kurrë dhe tani përkushtimi i vetëm është muzika. Ndërkohë pritet që këto ditë ajo të publikojë këngën e saj më të re alo