Action Bronson i bashkohet Dua Lipës në koncertin në Prishtinë, në pritje edhe Martin Garrix - AlpeGossip
Action Bronson i bashkohet Dua Lipës në koncertin në Prishtinë, në pritje edhe Martin Garrix

Action Bronson i bashkohet Dua Lipës në koncertin në Prishtinë, në pritje edhe Martin Garrix

 

Prishtina do të jetë një ndër kryeqendrat muzikore për këtë vit. Gjatë verës do të mbahet një koncert në të cilin do të marrin pjesë artistë me famë botërore.

Bëhet fjalë për koncertin “Sunny Hill”, në të cilin do të marrë pjesë edhe këngëtarja e njohur kosovare Dua Lipa, por babai i Duas, Dukagjin Lipa, ka bërë të ditur se në këtë koncert do të jetë edhe reperi i njohur amerikan me prejardhje shqiptare, Action Bronson, shkruan kultplus.

Po sipas Lipës, përpos Bronson, në negociata për ta sjellë në këtë festival është edhe DJ i njohur Martin Garrix.