Reperi Gjiko dhe prezantuesja e njohur Elita, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, në një ceremoni luksoze me rreth 700 të ftuar.
Mes shumë surprizave si performanca e reperit, betimet apo torta me krahë engjëlli, “Prive” ka zbuluar edhe një detaj të ri të veçantë.
Bëhet fjalë për fustanin e nuses, të cilin Elita e paska stiluar vetë. Fustani ka kushtuar plot 10 000 euro, por falë promocionit Elita mësohet se ka paguar gjysmën e shifrës.
E megjithatë, fustani i saj i fryrë nuk na lejonte të sodisnim më tej rrumbullakosjen e barkut të moderatores, e cila prej muajsh tashmë është përfolur se është shtatzënë.
Çifti është në pritje të fëmijës së parë dhe shumë shpejt, Elita dhe Gjiko do të bëhen prindër.










![Oriola Marashi përvëluese, ”shkrin” borën me dekoltenë e saj që zbulon gjoksin bombastik! [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/oriiimarashicovefotot-400x293.jpg)




