Gjatë të dielës në mbrëmje, kur shfaqej pikërisht episodi i rradhës i serialit të familjes Kardashian, Kim ka pranuar se ka marrë ekstazi dy herë gjatë jetës së saj. Por lajmi këtu është që pasojat e eksperimentimit me këtë drogë, janë arsyet pse ajo është e famshme sot.
“E kam provuar ekstazinë. U martova nën efektin e saj. E provova për herë të parë, u martova. E provova sërish, bëra një video seksi”- u rrëfeu 38 vjeçarja gjatë një bisede me Kendall Jenner dhe kunatin, Scott Disick.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe ish i dashuri i saj reperi Ray J i cili videon e kishte filmuar vetë. Burime pranë tij u shprehen për TMZ se Kim nuk ka përdorur extazy gjatë videos dhe kjo është një fyerje për të.
Burimi nuk u ndal me kaq por mohoi çdo deklaratë të saj dhe u shpreh se ajo pinte marihuanë nga një tub në formë penisi as alkol as extazy. Dyshja ka vendosur ta riktheje edhe njëherë në skenë videon e famshme e po ia arrijnë qëllimit të bëjnë zhurmë e të fliten në media.