TË VISHESH SI TURIST/ Trendi më i nxehtë i kësaj vere, frymëzohu nga këto stile (FOTO) – AlpeGossip
TË VISHESH SI TURIST/ Trendi më i nxehtë i kësaj vere, frymëzohu nga këto stile (FOTO)

TË VISHESH SI TURIST/ Trendi më i nxehtë i kësaj vere, frymëzohu nga këto stile (FOTO)

E mbani mend vitin e kaluar, kur Justin Bieber u fotografua në rrugët e New York City me Hailey Baldwin, e dashura e tij në atë kohë, i veshur në këtë mënyrë?

Epo ja pra, kjo është ajo që duhet t’ju tërheqë vëmendjen në këtë moment.

Edhe nëse nuk e gjeni shumë veten në këmishën e tij me printe e shumë lule, si edhe me ca detaje pishine, duhet ta mendosh edhe një herë tjetër. Pse? Sepse këtë sezoni sekreti është të dukesh si një turist i viteve ’90 –të. Veshjet duhet të kenë një hartë  pushimesh – i vetmi stil për të pasur veshur.

Nëse akoma nuk  e besoni që është kështu, hidhuni një sy koleksioneve të pranverë – verë 2019 nga disa stilistë:

Pak javë para se pushimet të nisin zyrtarisht, harta e plazhit është bërë më popullore se asnjëherë më parë (dhe Biebs është ende shumë tifoz i saj). Ky lloj trendi po përhapet në të gjitha dyqanet si Zara, Topshop, Revolve, Forever 21, ASOS dhe më shumë.

Cilat janë veshjet që mund të gjeni?

Një këmishë me printe (banane, lule, çadra plazhi, zogj ose gjethe tropikale)

Çdo ngjyrë e mundshme në të gjithë dizajnin

Xhinset e shkurtra, pantallona të shkurtra edhe ato me printe

Sandale (çorape) me printe

Një kapelë kashte