“HIPOKRIZIA E DISA PERSONAVE ËSHTË E NEVERITSHME”/ Moderatori shpërthen pasi shanë Ledrin – AlpeGossip
“HIPOKRIZIA E DISA PERSONAVE ËSHTË E NEVERITSHME”/ Moderatori shpërthen pasi shanë Ledrin

“HIPOKRIZIA E DISA PERSONAVE ËSHTË E NEVERITSHME”/ Moderatori shpërthen pasi shanë Ledrin

Një javë më parë i ftuar në emisionin “NIN” reperi Ledri Vula bëri një deklaratë lidhur me reperet femra e cila nuk u prit aq mirë nga publiku. “Edhe femrat ja kan’ nis me repovatë, diçka s’o n’rregull???”, tha reperi duke shkaktuar debat

Ditën e djeshme, këngëtarja Edona Vatoci iu kundërpërgjigj Ledrit me anë të një statusi ku tregoi se nuk po e besonte se një deklaratë e tillë për femrat po thuhej në vitin 2019. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ledrit i cili ka sqaruar se gjithçka është keqkuptuar pasi nëse ai do kishte diçka me reperet femra nuk do bashkëpunonte kurrë me Taynën.

“Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Mos me mendu që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Taynën. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më  pengon që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve siç edhe na. E di që munden me ba reptura shumë ma të mira pa pas nevojë të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”, kishte shkruar në postimin e tij reperi.

Po ashtu lidhur me këtë debat që u komentua gjatë ka reaguar edhe moderator i emisionit ‘NIN’ Aludim Hamiti i cili i ka dal në mbrojtje Ledrit.

“Duhet t’ua shpjegojmë situatën sepse siç duket Ledri është keqkuptuar dhe është nxjerr prej kontekstit. Jo sepse kam detyrim moral, por thjesht sepse indinjata, hipokrizia dhe moralizmi i disa personave është thjesht i neveritshëm. Para se të japin vlerësimin duhet të dëgjojnë më shumë se një minutë. Kur shprehet se edhe femrat kanë nis me repovat nënkupton që kanë rënë në nivelin e meshkujve me DISS-a dhe fjalë banale, e jo që nuk munden apo nuk janë të afta. Pa asnjë ofendim ndaj askujt.”, shkruan moderatori.