Zor të gjesh një periudhë kur kaq shumë këngëtare shqiptare po dominojnë muzikën botërore.
Por marrëdhëniet mes Rita Orës dhe Dua Lipës janë në ditën më të keqe.
Sipas Daily Star, shkak është bërë marrëdhënia e afërt e Dua Lipës me Calvin Harris, ish-të dashurin e Rita Orës.
Bashkëpunimi Harris-Lipa në muzikë po kap majat.
Rita Ora nuk e ka pritur mirë, sidomos pas faktit se 4 vjet më parë ajo u nda nga Harris dhe ai e ndaloi që të publikonte albumin e përgatitur me ndihmën e tij.
Thuhet se rrënjët e sherrit kanë nisur kur Dua Lipa, në atë kohë pak e njohur, i kërkoi ndihmë motrës së Rita Orës për ta lançuar në nivele të larta muzikore.
Elena, motra e Rita Orës e refuzoi.
Sipas Daily Star, sherri Dua Lipa- Rita Ora mund të jetë i ngjashëm me atë Katy Perry- Taylor Swift.