"DO JEM PLAK ZEVZEK DHE DO U ÇAJ DËRRASAT"/ Doktori i vipa-ve shokon me deklaratën (VIDEO) - AlpeGossip
“DO JEM PLAK ZEVZEK DHE DO U ÇAJ DËRRASAT”/ Doktori i vipa-ve shokon me deklaratën (VIDEO)

“DO JEM PLAK ZEVZEK DHE DO U ÇAJ DËRRASAT”/ Doktori i vipa-ve shokon me deklaratën (VIDEO)

Skerdi Faria është doktori më i njohur në Shqipëri për kirurgjinë plastike. Edhe pse rregullon problemet apo komplekset e çdo njeriu, ai tregoi se nuk është aspak i frikësuar nga plakja.

I ftuar në “Why Not” nga Roza Lati, doktori tha:

“Nuk e mendoj kurrë si do jem, si do dukem. Besoj se kur të plakem, do jem një plak zevzek që do u çaj dërrasat të gjithëve. Jo për gjë se jam zevzek në vetvete, por do më kapë ndonjë Alzheimer që do jem dru fare e do bëj rrëmujë lart e poshtë. Ata që më duan do më vinë mbas, ata që s’më duan do thonë, ik se nuk merrem me ty.”