Moderatorja jonë e dashur Arbana Osmani, pak ditë më parë botoi dhe librin e saj të dytë të gatimit ”Receta për 5 minuta”. Libri rezultoi një sukses dhe Arbana është shprehur se e priste të ishte e suksesshëm por jo kaq shumë.
Ditën e sotme ajo ka zhvilluar një lojë me ndjekësit e saj në Instagram ku ata e kanë pyetur dhe Arbana është përgjigjur. Një ndjekës i tha moderatores: Të ka ndihmuar Eduart Grishaj ndopak me aktivitetet e tua… të adhuroj.
Arbana, me anë të një fotoje ku duket teksa e sheh regjizorin shumë e dashuruar ju përgjigj: Ka qenë ndihma ime më e madhe.
Tashmë çifti nuk përpiqet ta fshehë më dashurinë dhe mirnjohjen për njëri-tjetrin. /AlpeGossip.al