“DIKUR ISHA ME KËPUCË DHE VESHJE BORXH”/ Aktorja e njohur tregon “troç” fillimet e karrierës (FOTO) – AlpeGossip
“DIKUR ISHA ME KËPUCË DHE VESHJE BORXH”/ Aktorja e njohur tregon “troç” fillimet e karrierës (FOTO)

“DIKUR ISHA ME KËPUCË DHE VESHJE BORXH”/ Aktorja e njohur tregon “troç” fillimet e karrierës (FOTO)

Eva ka postuar një foto së bashku me koleget e saj të “Shtëpiake të dëshpëruar “ duke rikujtuar premierën e tyre të parë.

“Kjo foto do të thotë shumë për mua. Ishte festa e premierës së “Shtëpiake të dëshpëruar” të sezonit të parë. Fillimet! Mbaj mend që gjatë periudhës kisha një set fotografik për të bërë dhe iu luta atyre që të ma linin fustanin për festën. I premtova se do t’ua ktheja. Ata ma dhanë dhe më thanë: Mbaje, mos na e kthe më, sepse do jetë për një natë për t’u mbajtur mend. Flokët i rregullova vetë. Edhe makeup-in e bëra vetë. Këpucët i kisha të mëdha. Nuk e dija se sa gjigant do të shëndërrohej ky show. Nuk e dija as sa shumë do mësoja gjatë rrugës. Nga gjithçka që ndodhi më vonë, ky do të ishte momenti më i paharrueshëm”-shkruan aktorja në Instagram.

Fansat e saj janë shprehur shumë të kënaqur nga thjeshtësia dhe përulësia e aktores dhe faktin që ajo ndan hapur në publik pjesën kur nuk ishte aq e pasur dhe e njohur sa ç’është sot.