Prej ditësh qarkullon në media lajmi i përleshjes në zonën e ish Bllokut ku thuhej se “molla e sherrit” ishte Elvana Gjata.
Të shumta ishin kritikat për të por kishte dhe nga ata të cilët e mbështesnin.
Një prej tyre është dhe Olti Curri. Opinionisti ka shprehur mbështetjen ndaj këngëtares përmes një video të publikuar.
Në të shfaqej Elvana duke performuar në skenë dhe mbishkrimi i saj ishte:
“Kjo është Elvana! Të tjerat janë vrer i hijenave të rrjeteve sociale” .
Me këto fjalë Olti tregon se është pranë këngëtares edhe në ditët e saj më të këqija.
/AlpeNews.al