Pak ditë më parë reperi i njohur shqiptar, Blasta u bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e dha vetë reperi me një foto të djalit të porsalindur dhe një dedikim shumë emocionus.
“Babi ka me u kanë për ty n’cdo sekond, kudo e nëpër çkado, për me ta lehtësu çdo sfidë qe ta sjellë jeta! Kështu që ëndërro shumë i vogli im”, shkruante Blasta.
Ditën e sotme reperi ka postuar një foto të mrekullueshme me vogëlushin ku shfaqet duke e parë me adhurim teksa ai fle.
Blasta dhe bashkëshortja e tij e kanë pagëzuar vogëlushin me emrin Tris.