”NA E SHPIFE ME ATO DHËMB”/ Olta Boka i kthehet keq ndjekësit: Më duket e shpifur goja e… – AlpeGossip
”NA E SHPIFE ME ATO DHËMB”/ Olta Boka i kthehet keq ndjekësit: Më duket e shpifur goja e…

”NA E SHPIFE ME ATO DHËMB”/ Olta Boka i kthehet keq ndjekësit: Më duket e shpifur goja e…

Olta Boka ka padyshim një zë të veçantë dhe pikërisht kjo gjë e bëri artisten të spikaste tek syri kritik i publikut për mirë. Por mesa duket jo të gjithë e simpatizojnë artisten e njohur. Së fundmi ajo është përballur me një gjuhë aspak të denjë në rrjetet sociale.

Një prej ndjekësve të saj në instagram nuk ka nguruar të bëjë një koment aspak të mirë për Oltën.  “Na i shpife me ato dhëmbët të ndarë. As vetes tënde nuk i bën yzmet”,-ka qenë mesazhi që Olta ka marrë së fundmi dhe që sigurisht e ka revoltuar shumë. Ajo e ka publikuar mesazhin duke e fshirë emrin e ndjekësit për korrektësi.

“A mjafton një mesazh i tillë për të të prishur ditën? Nëse e njeh veten mjaftueshëm, nëse e pranon veten siç je dhe mbi të gjitha ke mësuar ta duash veten bashkë me ato imperfeksionet që konsideron ‘Andi’, atëherë jo! Unë Andi jam shumë e lumtur me veten time dhe madje nuk konsideroj asnjë gjë të shpifur tek dhëmbët e hapur, por më duket e shpifur goja e palarë që nxjerr helm sa herë ka mundësi”,-shkroi artistja

“Fillo të kuptosh se çfarë është në të vërtetë yzmeti! Këtë të fundit ja bëj vetes si fillim në shpirt pastaj jarebi filloj të mendoj se si ‘t’ja bëj qejfin’ Andit. Unë jam më shumë se dëshira jote për të më projektuar ndryshe!”, -ka shkruar Olta e revoltuar.pas kësaj ajo ka vijuar të japë mesazhin e bukur se vlera e fjalës duhet kuptuar. ‘Mos bëni keq, fjala vret më shumë se plumbi’,-ka qenë komenti i saj.