“DO TA BËJ GJITHMONË TË LUMTUR”/ Dj Sardi zbulon EMRIN e partneres dhe i bën dedikimin e veçantë – AlpeGossip
“DO TA BËJ GJITHMONË TË LUMTUR”/ Dj Sardi zbulon EMRIN e partneres dhe i bën dedikimin e veçantë

“DO TA BËJ GJITHMONË TË LUMTUR”/ Dj Sardi zbulon EMRIN e partneres dhe i bën dedikimin e veçantë

Dj Sardi na e ka prezantuar prej kohësh bukuroshen bionde me sy të shkruar që i ka rrëmbyer zemrën. Ata të dy janë fejuar me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë Dj i ftuar para disa kohësh në “Ftesë në 5”.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan” Sardi ka zbuluar më në fund emrin e partneres së tij, sepse deri më sot kishte arritur ta mbante sekret më së miri. Dj tregooi se e dashura e tij quhet Jonisa, por tha se dashurinë me të nuk e ka celebruar ende me martesë.

Ndërkohë kur u pyet se përse zgjodhi pikërishta atë, duke qenë se ai ka pasur lidhje dashurie edhe me shumë vajza të njohura, Sardi u shpreh: “Ishte e duhura”. Nga 1-10, ai tha se Jonisa arrin deri tek 5 për xhelozi, ndërsa Sardi pak më shumë, 5.5.

Dj shprehu hapur dëshirën për t’u bërë me një fëmijë, duke thënë “Avash avash, pse jo”. Në fund Sardi u shkriu zemrat të gjithëve, pasi i bëri 3 premtime dashurie publikisht të dashurës.

“Do ta bëj gjithmonë të lumtur, do e dua shumë dhe nuk do e mërzis kurrë”, tha Dj i njohur dhe premtimet e tij u shoqëruan me duartrokitje.

Sardi ka treguar me herët se ai dhe Jonisa janë pëlqyer për 12 vite me radhë dhe vetëm vitin e fundit arritën të gjenin telat njëri-tjetrit. Ai është shprehur gjithnjë i gatshëm për martesë, por sigurisht larg syve të publikut.