FEJOHET SAMANTA KARAVELLA/ Publikohet FOTO nga propozimi për martesë – AlpeGossip
FEJOHET SAMANTA KARAVELLA/ Publikohet FOTO nga propozimi për martesë

FEJOHET SAMANTA KARAVELLA/ Publikohet FOTO nga propozimi për martesë

Ajo është një prej këngëtareve më të dashura të publikut shqiptar. Është fjala për Samanta Karavellën, e cila qëndron pranë fansave të saj me projektet e reja muzikore.

Ajo herë pas here merr gjithë vëmendjen e publikut me postimet që bën në rrjetet sociale, por bukuroshja ka vendosur që jetën e saj personale ta mbajë larg syrit të tyre.

Kjo të paktën deri më tani. Së fundmi është mësuar se Samanta i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar. Partneri i saj i propozoi këngëtares më 29 dhjetor të vitit 2021 dhe artistja tha ‘po’.

Fejohet Samanta Karavella! Publikohet fotoja e propozimit për martesë

Djaloshi fatlum quhet Chris Miele dhe ka qenë ai që ka bërë të ditur lajmin për miqtë e tij, duke publikuar disa fotografi në profilin e “Instagram”-it.

Nga ana tjetër, kujtojmë se Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi pritet të sjellë dy bashkëpunime të tjera.

Pasi para pak kohësh na tregoi se po punon në të njëjtën studio muzikore me këngëtarin Ardit Çuni, ajo zbuloi se shumë shpejtë do të sjellë një këngë të re dhe burime për Prive kanë zbuluar se është një bashkëpunim me reperin Elinel.