“QË DITËN QË JAM FEJUAR…”/ Sinan Hoxha flet “pa dorashka”, rrëfen se si mori borxh gjatë pandemisë – AlpeGossip
“QË DITËN QË JAM FEJUAR…”/ Sinan Hoxha flet “pa dorashka”, rrëfen se si mori borxh gjatë pandemisë

“QË DITËN QË JAM FEJUAR…”/ Sinan Hoxha flet “pa dorashka”, rrëfen se si mori borxh gjatë pandemisë

Këngëtari i njohur, Sinan Hoxha, ka folu së fundmi për jetën e tij personale, marrëdhënien me Andrrën, fëmijët, planet për të bërë fëmijë.

I ftuar në “Pardon My French”, ai gjithashtu nuk i kurseu përgjigjet dhe tregoi gjithçka ‘pa dorashka’ ashtu si vetëm ai di.

“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert”, ka treguar këngëtari i njohur.

“Që ditën që jam fejuar shkoj në shtëpi në

Ky i fundit vendosi që të rrëfente edhe vështirësitë që si çdo artist kaloi gjatë pandemisë.

“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite”, ka zbuluar Sinan Hoxha.