‘PËRGJITHMONË…”/ Pas konfirmimit të shtatzanisë, Rihanna dhe ASAP Rocky po bëjnë planet për martesë – AlpeGossip
‘PËRGJITHMONË…”/ Pas konfirmimit të shtatzanisë, Rihanna dhe ASAP Rocky po bëjnë planet për martesë

‘PËRGJITHMONË…”/ Pas konfirmimit të shtatzanisë, Rihanna dhe ASAP Rocky po bëjnë planet për martesë

Mbas publikimit të fotove që bënë ‘namin’ në rrjet të Rihanna-s e cila shfaqej me barkun e saj të rrumbullakosur pranë partnerit, ASAP Rocky, një burim ka treguar se çifti kanë në plan të martohen pas lindjes së fëmijës së tyreAi zbuloi planet e Rihanna -s dhe A$AP Rocky-t për tu kurorëzuar, duke treguar: “Rihanna është e dashuruar me A$AP. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Rihanna ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale”.

Më pas kanë vazhduar: “Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, dhe ai ka thënë të njëjtën gjë.”

“Nuk ka ende plane se kur do të jetë dasma, por nuk do të jetë para se fëmija të lindë. Ajo ka dashur gjithmonë të martohej dhe A$AP është personi i saj i përjetshëm, ka bërë të ditur burimi.

Gjithashtu dha informacione se ku mund të mbahet dasma: “Dasma do të jetë në Barbados pasi të dy kanë familjen atje, është vendi që i bashkoi dhe mban një vend shumë të veçantë në zemrat e tyre.”