“TENTOVA TË VRAS NJË NJERI ME NGJYRË”/ Aktori i njohur kërkon falje publike – AlpeGossip
“TENTOVA TË VRAS NJË NJERI ME NGJYRË”/ Aktori i njohur kërkon falje publike

“TENTOVA TË VRAS NJË NJERI ME NGJYRË”/ Aktori i njohur kërkon falje publike

Liam Neeson iu ka kërkuar ndjesë fansave të tij, pas një deklarate të bërë javë më parë, ku tha se ka qenë i gatshëm që të vriste një njeri me ngjyrë, në shenjë hakmarrje për përdhunimin e një personi të afërt të aktorit.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, aktori tha:-“Gjatë këtyre javëve unë kam reflektuar dhe folur me shumë njerëz që janë lënduar nga rrëfimi im impulsiv, ku thashë se isha i gatshëm që të vrisja një njeri me ngjyrë sepse ai kishte përdhunuar një mikeshën time. Bëhet fjalë për 40 vjet më parë, ku gjatë një interviste rrëfeva atë që më kishte ngjarë”.

Ai vazhdoi:- “Tmerri i asaj që i ndodhi mikeshës sime ndezi mendime të paarsyeshme në kokën time, që në fakt nuk përfaqësojnë personin që unë jam. Duke u përpjekur t’i shpjegoj këto ndjenja sot, e humba atë pikë dhe lëndova shumë njerëz, në një kohë kur gjuha është aq e armatosur dhe një bashkësi e tërë njerëzish të pafajshëm u vunë në shënjestër nga aktet e zemërimit tim”. Neeson u përpoq të thotë se nuk është racist dhe se veprimet e tija kishin të bënin me nderin.