Diskutimi për operacionet publike vijon te jetë i shpeshtë mes personazhevë të ekranit shqiptar. Disa i pranojnë, të tjerë i mohojnë. Armela Hyseni, e ftuar në ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi ndau eksperiencën rreth ndërhyrjes së saj.
Ajo nisi bisedën duke thënë se nuk e kupton përse ja përmendin kaq shpesh, aq më tepër që ajo nuk e ka mohuar, madje e bëri publike ndërhyrjen. Ajo që mbase ju nuk dini, është se më hundën e saj është punuar dy herë.
“E kam bërë dy herë, e kam pasur më të imët hundën. Hunda ime është ende e enjtur, nuk është kjo që shikoni sot rezultati final. Pas operacionit të parë, hunda ndejti shumë e enjtur, nuk kishin punuar mirë. Herën e dytë më thanë që edhe mund të mos rregullohej siç duhet” – tregoi Armela.
Ermali e pyet nëse do ta ribënte sërish hundën, aq më tepër duke parë fiksimin e saj.
Armela thotë se ka parë një mjek ndërkombëtar Iranian dhe se ai e bënte hundën shumë të vogël. “Jam e fiksuar me punimet e tij, por ai është në Iran shumë larg”, është shprehur Armela.