MË NË FUND/ Zbulohet gjinia e fëmijës së Meghan dhe Princ Harry-t (FOTO) – AlpeGossip
MË NË FUND/  Zbulohet gjinia e fëmijës së Meghan dhe Princ Harry-t (FOTO)

MË NË FUND/ Zbulohet gjinia e fëmijës së Meghan dhe Princ Harry-t (FOTO)

Ditën e djeshme në të gjitha mediat u përhap me shpejtësi lajmi se Meghan Markle po organizonte një baby shower për fëmijën që pritet të vijë shumë shpejt në jetë. Ndonëse asgjë nuk u konfirmua, ajo u fotografua në New York ku dhe po merrej me organizimin e festës.
Mirëpo, së fundmi në mediat e huaja kanë qarkulluar lajmet se mikesha e Meghan, Abigail Spencer ka zbuluar pa dashur gjininë e fëmijës që pret bashkëshortja e princit.

Ajo është fotografuar teksa po hynte në festën e organizuar dhe në dorë mbante një qese që mediat pretendojnë se ishte dhurata e bebit. Siç shihet dhe nga paketimi, dhurata është e gjitha e mbështjell me letër blu duke lënë të kuptohet se ish aktorja dhe Princ Harry janë në pritje të një djali.