Eni Koçi me Genc Prelvulajn, Olsi Bylyku me partneren e tij, Eglin dhe Gold AG janë bërë sot bashkë për një udhëtim. VIP-at do të performojnë në mbrëmje në një klub në Rimini në Itali dhe gjatë udhëtimit me avion ka pasur shumë të qeshura.
Fillimisht Eni ka postuar një video ku shprehet: “Jemi rrugës për…” dhe këtu Olsi e ndërpret dhe thotë: “Rrugës për Librazhd”.
Më pas Eni tregon se Olsi është ngritur në këmbë dhe e pyet se çfarë është duke bërë. “Po ça t’bëj unë i shkreti. Ti lexon, Genci lexon, të kisha marrë edhe unë libër”, shprehet Olsi.
“Çfarë libri?”, e pyet Eni. “Kësulkuqen, i vendosja shirit ‘Ngrohja globale’ dhe duke lexuar ujkun”, përgjigjet Olsi.