KORONAVIRUSI/ Këngëtari shqiptar del pozitiv me COVID-19: Ja simptomat që kam (FOTO+VIDEO) - AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Këngëtari shqiptar del pozitiv me COVID-19: Ja simptomat që kam (FOTO+VIDEO)

KORONAVIRUSI/ Këngëtari shqiptar del pozitiv me COVID-19: Ja simptomat që kam (FOTO+VIDEO)

Koronavirusi Covid-19 ka prekur edhe një prej këngëtarëve më të njohur në Kosovë, Jetmir Hysenin. Këngëtari shqiptar në një lidhje telefonike me emisionin “Sytë 7” në Klan Kosova tregoi simptomat që shfaqi.

“Faktikisht, simptomat i kam ndjerë prej ditës kur kam udhëtuar prej Gjermanisë në Kosovë. E kam ndjerë që mund ta kem virusin, por më saktë e kam kuptuar natën e 20 marsit, pasi që e kam bërë testin në Spitalin Infektiv. Fillimisht në mëngjes kam pasë dhimbje të fytit, derisa në mbrëmje dikur vonë kam pas ethe, temperaturë, dhimbje të kokës dhe muskujve, por fillimisht kanë qenë dhimbjet e fytit. Këto simptoma kanë zgjatur tri ditë. Tani kam disa vështirësi, por po e shoh se po e marr veten çdo ditë. Tani kam dhimbje koke kohë pas kohe, por jo diçka më shumë”, u shpreh Hyseni.

Këngëtari tha se akoma nuk ka informacione nëse dikush nga personat me të cilët ka pasur kontakt është infektuar me Covid-19.

“Nuk e di, janë duke e pritur testin. Po pres që të më lajmërojnë. Shpresoj se nuk e kam infektuar askënd. Prej momentit që kam hyp në aeroplan në Dusseldorf kam qenë me dorëza dhe maskë tërë kohën. Edhe më pas në karantinën te Qendra e Studentëve kam pasë shumë kujdes”.

Në fund ai dha edhe një mesazh për qytetarët: “Të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i ndjekin udhëzimet. Duke e ruajtur veten e ruajnë edhe rrethin që i rrethon. I lus të gjithë të rrinë në shtëpi, të kujdesen për veten dhe për ata që i kanë rreth vetes”.