Një dasmë tjetër në horizont! Balerini i njohur do t’i japë fund beqarisë (FOTO) – AlpeGossip
Një dasmë tjetër në horizont! Balerini i njohur do t’i japë fund beqarisë (FOTO)

Një dasmë tjetër në horizont! Balerini i njohur do t’i japë fund beqarisë (FOTO)

Dy vite pas ardhjes në jetë të vajzës së tij, balerini famshëm shqiptar Kledi Kadiu ka vendosur të “djegë shaminë e beqarit”.

Mediat italiane bëjnë me dije se ceremonia e martesës do të mbahet më datë 28 të muajit të ardhshëm në periferi të kryeqytetit italian. Sipas mediave italiane dasma do të zhvilohet buzë liqenit të Braçiano-s.

Ermal Meta, Maria De Filipi, Ambeta Toromani janë vetëm disa nga emrat e personazheve të famshëm që mendohet se do të jenë të ftuar n dasmën e balerinit shqiptar.

Balerini 44- vjeçar dhe Charlotte Lazzari u bënë para dy vitesh prinddër të një vajze të quajtur Lea. Ndërsa vetëm tani kanë vendosur ta kurorëzojnë familjen e tyre me një dasmë madhështore.