“MË DILNIN KOMSHINJTË, MË VINTE TURP KUR…”/ Çfarë i ndodhi Gentës në Tinder – AlpeGossip
“MË DILNIN KOMSHINJTË, MË VINTE TURP KUR…”/ Çfarë i ndodhi Gentës në Tinder

“MË DILNIN KOMSHINJTË, MË VINTE TURP KUR…”/ Çfarë i ndodhi Gentës në Tinder

Aplikacioni Tinder është gjerësisht i përdorur për njohje, kryesisht romantike që i ndërlidh njerëzit duke u bazuar në sa më shumë të dhëna të përbashkëta që regjistrohen. Ish banorja e Big Brother, Genta Gjalpi ishte pjesë e panelit në “Rudina” në Tv Klan tregoi se nuk ka një marrëdhënie të ngushtë me aplikacionin që e ka hapur e mbyllur disa herë, por ka një histori gazmore me të.

Genta Gjalpi: Duke qenë se më njohin shumë, thashë po vë profilin tim, por ndryshova moshën dhe emrin, por me fotot e mia. E bëra moshën disa vite më të madhe se sa jam.

Rudina Magjistari: Po pse?

Genta Gjalpi: Sepse doja të shihja unë ndonjërin dhe përputhesha vetëm me burra 50 vjeç. Nuk dija ta përdorja dhe thashë “t’ia vë unë e para syrin ndonjërit, pastaj të prezantohem”. Më doli kasapi i lagjes, disa fytyra shumë të njohura.

Andi Vrapi: Si vajzat në 2009 që vinin foto modelesh ruse në profile Facebook-u, e njëjta gjë ka ndodhur me Gentën.

Rudina Magjistari: Ajo e ka luajtur më bukur sepse ka dashur ta mahniste.

Genta Gjalpi: Ajo dilte me kilometra dhe më dilnin komshinjtë që i njihja si fytyra dhe thashë “nuk po merrem”. Kur i shihja ditën tjetër, më vinte shumë turp. Më merrte shoqëria në telefon, më thoshin “të kanë hapur Tinder” dhe unë thosha “o Zot kush ma ka hapur?”, ndërkohë që kisha vënë fotot më të bukura që kisha më shumë pëlqime në Instagram.