Olga Kurylenko ka bërë të ditur se ajo është plotësisht e shëruar nga COVID-19. Lajmin e ka dhënë vetë aktorja dhe modelja e njohur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 41-vjecarja konfirmoi se gëzon një shëndet të mirë, përmes një fotoje në të cilën shihet teksa mban djalin e saj, por pa harruar të vendosë edhe maskën. Olga Kurylenko ka luajtur ne krah në Daniel Craig ne filmin e James Bond ne vitin 2008.
“Unë jam shëruar plotësisht,” shkroi ajo, së bashku me një emoji. Më pas, Kurylenko kujtoi simptomat e saj gjatë dy javëve të fundit, por që fatmirësisht ajo ndjehet mirë dhe po shijon këto kohë, për të menduar për shumë gjëra dhe për të kaluar kohë me djalin e saj. “Jvën e parë kam qenë me të vërtetë keq dhe e kalova gati të gjithën e shtrirë në shtrat.
Flija gjumë, kisha tempraturë të lartë dhe një dhembje të fortë koke. Javën e dytë temperature filloi të ulej derisa u zhduk fare nuk kisha më. Por kisha dhembje të lehta fyti dhe ndihesha tepër e lodhur. Por në fund të kësaj javë fillova të ndihesha mirë edhe kola m’u zhduk, vetëm pak në mëngjes kam. Por jam mirë dhe po shijoj këto momente me djalin tim”-shkruan aktorja e James Bond në postimin e saj.
Kujtojmë që gjatë peridhës që ka qenë sëmurë Olga ka zbukuar në rrjetet sociale se nuk ka marr asnjë ilaç, përveçse disa vitaminave për të rritur imunitetin e trupin.