I MBETI HATRI! Lorenci flet për Kejsi Tolën: Bëri një gjest 15-vjeçarësh – AlpeGossip
I MBETI HATRI! Lorenci flet për Kejsi Tolën: Bëri një gjest 15-vjeçarësh

I MBETI HATRI! Lorenci flet për Kejsi Tolën: Bëri një gjest 15-vjeçarësh

Lorenc Hasrama konkurroi vitin e kaluar në “Kënga Magjike” me një bashkëpunim me Olsi Bylykun. Kënga e tyre u pëlqye shumë dhe u votua nga kolegët. Pikërisht për pikët, Lorenci ka folur i ftuar në “Glamour Zone”, ku ka treguar se një nga këngët që ai pëlqente më shumë ishte e Kejsi Tolës, por duke qenë se nuk i kishte dhënë asnjë pikë, këngëtares i kishte mbetur hatri. Lorenci tregoi se pas kesaj, Kejsi e hoqi atë nga “Instagrami”.

“Unë personalisht nuk do ja merrja për bazë asnjë njeriu edhe nëse nuk do më jepte pikë. Në momentin kur të konsideroj mike dhe artist të mirë, nuk kam asgjë me këngën tënde, por unë nuk të të jap ty tre pikë dhe duhet ta kuptosh këtë. Duke qenë se je brenda lojës, e kupton. Ju betohem unë nuk e kam parë kush më ka dhënë dhe kush s’më ka dhëmë pikë. Kur e kam kuptuar më prapa si funksionon sepse unë dhe Olsi e kemi pasur debutim të parë, jam ndier keq për dikë dhe i kam thënë: Unë s’para them më fal por ndihem sikur kam bërë gabim kundrejt teje, ti duhet ta kuptosh se si është situata dhe më thotë sa mirë që e ke kuptuar që e ke prishur muhabetin. Ky person është Kejsi Tola dhe më ka hequr edhe nga “Instagrami” dhe më duket një gjë shumë 15-vjeçarësh. Po normal e hoqa dhe unë. Nuk kam asgjë me atë, e doja fort si person dhe nuk mund t’i jepja Kejsi Tolës vetëm 5 pikë. Një nga këngët që dëgjonim më shumë në makinë unë dhe Olsi ishte kënga e saj”, shprehet Lorenc Hasrama.