Këtë të enjte është nata e parë gjysmëfinale e “Festivalit të 58-të të RTSH-së”. I ftuar special këtë mbrëmje është baritoni i njohur Gëzim Myshketa, me të cilin prezantuesja e festivalit, Alketa Vejsiu, do të ngjitet në skenë për një bashkëpunim.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Myshketa, i cili përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit ka lajmëruar se është i ftuar në mbrëmjen inauguruese të festivalit. “Sonte kam nderin të jem i ftuar i mbrëmjes inauguruese të Festivalit të 58 të Këngës në 𝗥𝗧𝗦𝗛.Pjesmarrja ime në titull tërësisht gratuit vjen si dëshirë e fortë për të interpretuar një pjesë dedikuar Shqipërisë dhe Kosovës në këto momente të vështira të cilat po kalon vendi. Dua të falenderoj Mjeshtrin Artizan të notave, Shpëtim Saraçi për punën e mrekullueshme në orkestrimin dhe prodhimin e pjesës. Titulli dhe partneri me të cilin do të këndoj mbetet surprizë për sonte në mbrëmje!!!”Së fundëmi ( por JO për të fundit ) Faleminderit Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka që me ngulm më dëshiruat në këtë festë të këngës që bashkon Shqiptarët! Suksese të gjithëve !!! Rroftë muzika e mirë”, shkruan ai.
Ndërkohë, sipas “News.31”, Gëzimi dhe Alketa do të sjellin një version të këngës së famshme “Rrjedh në këngë e ligjërime”.