Lufta se kush është “Mami” mes repereve shqiptare duket se nuk do përfundojë kurrë. Rina Balaj, artistja që solli projektin muzikor të titulluar “Mami” ka dhënë mendimin e saj për fjalët e koleges e saj Fifi.
Kjo e fundit, në një puntatë të “Why Not” në Ora News tha se Rina nuk mund të jetë mami pasi është vetëm 17-vjeçare dhe i mungon eksperienca.
Ndërsa Rina duket se do vazhdojë ta quajë veten të tillë dhe nuk mund ta ndalojë askush.
Rina Balaj: A e sheh jeta nuk është e drejtë? Dikush bëhet mami 17 vjeçe, unë jam 19 në fakt, dikush nuk bëhet pas 8,9 apo 18 projekteve. Unë nuk jam mami (me fëmijë), por i kam disa vajza si të miat. I kam rritur me këto dy duar.