“MË MIRË MOS TA FESTOJ FARE”/ Prapaskenat e ditëlindjes, Sara Hoxha nervozohet me Ledri Vulën: Mendova se do më propozonte – AlpeGossip
“MË MIRË MOS TA FESTOJ FARE”/ Prapaskenat e ditëlindjes, Sara Hoxha nervozohet me Ledri Vulën: Mendova se do më propozonte

“MË MIRË MOS TA FESTOJ FARE”/ Prapaskenat e ditëlindjes, Sara Hoxha nervozohet me Ledri Vulën: Mendova se do më propozonte

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, ka festuan para pak ditësh 30-vjetorin. Ajo organizoi një festë të madhe me të ftuar të shumtë ku nuk kanë munguar as personazhet VIP.

Sara ka publikuar në kanalin e saj në YouTube një video me prapaskenat e jo vetëm nga festa e saj. Mes të tjerave në këtë video ajo ka treguar edhe një moment tensioni që ka patur me Ledrin. Ky i fundit atë ditë ka patur një koncert në Durrës por mbeti në trafik bashkë me vëllain e Sarës dhe disa miq të tyre. Teksa flet me të në celular, Sara i thotë:

“Po çfarë rëndësie ka njerëzit e tjerë janë këtu. I bie që ti dhe Kevi mos të jeni aty kur të dalë unë poshtë. Mirë, mirë hajde kur të mbarojë e gjitha. Ciao!”– i tha ajo Ledrit duke ia mbyllur celularin teksa më pas foli me të vëllain duke i thënë: “A të thashë mos shko?! A të thashë mos shko me Ledrin?! Po nuk e dije ti. Po më beso mua pse duhet ta dish? Pse duhet të ikje atje kur ke ditëlindjen e motrës tënde? Tani hajde në orën 9 kur ta mbyllim.”

Sara shihet e nervozuar dhe e mërzitur duke u shprehur se njerëzit më të rëndësishëm për të nuk do jenë pranë saj që në fillim. “Kanë ngelur në trafik. Njerëzit më të rëndësishëm dhe të afërt për mua kanë ngelur në trafik dhe nuk do arrijnë në kohë aty. Më mirë mos ta festoj ditëlindjen fare.”

Një tjetër moment që na ka tërhequr vëmendje është edhe biseda e Sarës me mikeshën e saj teksa bëhen gati mbi një surprizë që i kanë përgatitur. Sara thotë se në një moment mendoi se do i propozonte Ledri por duke qenë se ai ka ngecur në trafik i hoqi shpresat.

“Mendja ku nuk më shkon. Me ju thënë të drejtën aq të madhe s ma bëtë një herë thash se do më propozojë Ledri por nuk e kam më këtë ndjenjë se ai është me vonesë.” -tha ajo duke lënë të kuptohet se po e pret një propozim dhe se dasma mund të jetë rrugës.

Lidhja e saj dhe Ledrit u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.

Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.